stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Megjithe masat e shtuara ne pikat doganore, per te lehtesuar fluksin e levizjeve, nje shtetas kosovar eshte perballur me nje fenomen te shemtuar. Polici ne piken doganore drejt Kosoves ia veshtireson jeten, derisa qytetari detyrohet ta paguaje nen dore. Fillimisht zyrtari i policise i kerkon te shkarkoje mallin nga makina, duke e vonuar dhe penguar te kaloje. Me pas i thote indirekt, se duhet te paguaje, duke perdorur shprehjen ?a je shqiptar a cfare je??!
Festat e fundvitit po afrojnë dhe si çdo vit në pikat doganore shtohet fluksi i emigrantëve. Emisioni ?STOP? transmetoi një rast të shëmtuar të një efektivi policie, i cili në mënyrë indirekte i kërkon para qytetarit nga Rugova e Kosovës.
Qytetari kishte të ngarkuar në makinën e tij, disa rroba dhe dy televizorë të vjetër, por polici i pikës doganore drejt Kosovës i kërkon atij të shkarkojë mallin.
Qytetari i kërkon të mos e vonojë më tepër, pasi ndjehej i lodhur prej rrugës nga Milano deri në pikën doganore të Kukësit. Polici, për t?i marrë atë që kërkonte, e vë në ?sedër? qytetarin duke përdorur shprehjen ?A je shqiptar a çfarë je??!
Qytetari nëpërmjet një kamere të instaluar në makinën e tij, na servir të plotë të gjithë bisedën që ka bërë me efektivin në pikën doganore të Kukësit.
Polici ? Ec pak mbrapa!
Polici ? Si kalove?
Qytetari ? Mirë faleminderit, ti?
Polici ? Nga po vjen ti shefi?
Qytetari ? Nga Durrësi, prej Italie.
Polici ? Prej Italie ë? Ma jep atë?kartën e identitetit!
Qytetari ? Të Italisë apo të Kosovës?
Polici ? Të Shqipërisë, të Kosovës, cfarë të kesh. Çfarë ke ngarkuar këtu?
Qytetari ? Kontrolloje edhe ti se e kanë kontrolluar krejt, dy televizora të vjetër dhe rroba asgjë tjetër s?ka.
Polici ? Asgjë tjetër ë? Po a mundesh pak?me hap bagazhin?
Qytetari ? Po more, si jo?
Polici ? Kujdes se po na del ndonjë lek i jashtëligjshëm.
Polici ? Me e shkarkuar të gjithën. (bagazhet)
Qytetari ? Ëëë?
Polici ? Me e shkarkuar krejt.
Qytetari ? S?keni ndonjë skaner ndonjë gjë?
Polici ? Po për skaner thashë.
Qytetari ? E pra në skaner, më lehtë pra.
Polici ? Jo, jo, por në skaner me bagazhe jo.
Polici ? Shttt? Fillojmë të gjithë duke parë, çfarë jemi duke shkarkuar, çfarë jemi duke ngarkuar dhe duke e futur në skaner, kam një orë aty.
Qytetari ? S?ka problem, ti e di unë ju tregova çfarë ka. Rroba të përdorura, të vjetra, të mijat. Asgjë, dy televizora të vjetër, asgjë tjetër s?ka. Edhe këtu ka ilaç rrobash, për të larë me lavatriçe, asnjë gjë s?ka. Bukë me hëngër.
Polici ? Ty të pastë bërë mirë po? Ti ke hëngër bukë, po ne s?kemi ngrënë akoma bukë.
Qytetari ? A do panine, o burrë?
Polici ? Jo panine faleminderit, se nuk ha panine unë.
Qytetari ? Urdhëro!
Polici ? Ç?a bën, o pejan?
Qytetari ? Ç?a po jam?
Polici ? A je prej Peje ti?
Qytetari ? Po, i Rugovës jam.
Polici ? Po këtu?
Qytetari ? Po pra Rugova e Pejës.
Polici ? Rugova e Pejës ë?
Qytetari ? Ëëë...