Ora News –Falja e kamatvonesave, ja kush janë kategoritë përfituese

2017-02-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agjensitë e OSHEE kanë filluar procedurat për faljen e kamatvonesave për 126 mijë abonentë. Drejtori i Tregtimit të Energjisë, Elton Sevrani, shpjegon për Ora News dy kategoritë përfituese si dhe procedurat deri në zerimin e kamatave. Ndërsa ai u bën thirrje edhe qytetarëve që janë debitorë të rinj, të lidhin aktmarrëveshjet për tu bërë pjesë e përfitimit.
126 mijë abonentë do të përiftojnë reduktim të kamatvonesave deri në zerim të plotë dhe efekti financiar është 155 mln dollarë.
Por pjesë e këtyre masave lehtësuese do të jenë vetëm ata konsumatore të cilët kanë qenë të rregullt me aktmarrëveshjen dhe pagesat për shlyerjen e borxhit me 1000 ose 1200 lekë në muaj.
Drejtori i Tregtimit të Energjisë në OSHEE, Elton Sevrani, në një intervistë për Ora News shpjegon dy grupet që përfitojnë nga paketat lehtësuese si dhe procedurat e përfitimit.
Elton Sevrani: Me një kartë identiteti çdo posedues kontrate mund të paraqitet dhe në mënyrë të menjëhershme në këto sportele ata në pagesën e rradhës të këstit të aktmarrëveshjes do tu bëhen veprimet financiare vetëm për pagesën e 20 lekëshit dhe gjithë kamatvonesa anullohet, nuk do të jetë funksionale. Kurse për grupin tjetër, do të kreditohet në masën 80% të saj. Klientët do të marrin një dokument të nënshkruar nga ai dhe personeli i arkave tona.
Paketat lehtësuese janë edhe një mundësi përfitimi për debitorët e rinj të energjisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/falja-e-kamatvonesave-ja-kush-jane-kategorite-perfituese/