Ora News –Investimet në Patos, Gjermeni: I japin gjallëri biznesit dhe zonës

2017-02-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Zhvillimit Urban ka parë nga afër inspektimet për qendrën urbane të Patosit. Eglantina Gjermeni i cilësoi investimet domethënëse për rivitalizimin e jetës në Patos dhe zhvillimin e biznesit.
Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka inspektuar punimet për rivitalizimin e qendrës së qytetit naftëtar të Patosit.
E shoqëruar nga kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, Gjermeni pa nga afër konkretizimin e projektit 35 milionë lek të reja financuar nga Ministria e Qeveria me afat përfundimi punimesh në fund të muajit dhjetor.
Gjermeni tha se projekti do t?i japë më shumë gjallëri dhe frymëmarrje qytetit e biznesit.
Eglantina Gjermeni: Ky investim kap një vlerë financimi në 104 milionë lekë të reja, ndërsa është ndarë në disa faza, prej atyre fillestare në sistemimin e kanalizimeve dhe instalimit të rrjetit të nëndheshëm, deri në restaurim të fasadave, ndriçim gjelbërim dhe të gjithë elementet urbane, deri në formën e plotë të qendrës së qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/investimet-ne-patos-gjermeni-i-japin-gjalleri-biznesit-dhe-zones/