Report TV - OSBE në Himarë për pronat,Neranxi Banorëve po u bëhet padrejtësi

2017-02-23 0

HIMARË-OSBE ka zbritur në Himarë për çështjen e banesave që priten të shemben në zonën e Spillesë.

Carolina Ramos da Costa, shefja e zyres politike të kësaj organizate ka zhvilluar një takim me nje perfaqësi të komunitetit Hinarjot të drejtuar nga kreu u Aleances për mbrojtjen e tokave të Bregdetit Nikollaq Neranxi.

Sipas tij, në Himarë nuk janë certifikuar banesa që kanë mbi 300 vjet histori ndërsa në çdo zonë tjetër janë legalizuar edhe ato të ndërtuara në vitet e fundit. Neranxi tha se kjo padrejtësi që po i bëhet banorëve të Himarës po merr interes ndërkombëtar.

Free Traffic Exchange