Publikohet grafiku i shpërndarjes së shpërblimeve të fundvitit për pensionistët e vendit. Posta shqiptare dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikuan datat ku pensionistët mund të tërheqin shpërblimet, pa shkaktuar radhë.
Astrit Hado drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shqoqërore deklaroi se shpërndarja e shpërblimit në këtë mënyrë është bërë traditë.