Ora News –Spaho: Rama i kapur në aferën e CEZ, po prish hetimin parlamentar

2017-02-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD ka akuzuar sot kryeministrin Rama se po prish hetimin parlamentar për çështjen CEZ. Në një dekalratë për mediat, Edomond Spaho tha se Edi Rama po i shmanget hetimit parlamentar për marrëveshjen me CEZ, pasi ai është përgjegjës për 450 mln euro që ai i fali kompanisë.
Deklarata e Edmond Spahos
Edi Rama po i shmanget hetimit parlamentar për marrëveshjen me CEZ dhe po bën gjithçka për të prishur seancat e Komisionit, sepse e vërteta e kësaj afere është tronditëse dhe e bën atë përgjegjës për 450 milionë euro të shqiptarëve, detyrime te pranuara nga vete CEZ, që ai i fali kompanisë çeke.
Për këtë ju vemë në dispozicion dy dokumente:
Letra 6092/2 datë 28.09.2012 e Kryetarit të Bordit të CEZ, Jaroslav Macek, i cili konfirmon detyrimet dhe skedulin për shlyerjen e tyre si dhe deponimin e Zv. Ministrit të Financave Erion Luçi në Prokurori, i cili thekson që pala çeke në takimin e dytë që u zhvillua në Vienë në datën 7 Shkurt 2014, nuk i mohoi detyrimet.
Edi Rama mashtron, kur thotë përmes Gjiknurit, se marrëveshja e mirëkuptimit u arrit në muajin Qershor 2014. Ne kemi fakte se ky pakt është arritur përpara, dhe marrëveshja ka qenë e paravendosur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spaho-rama-i-kapur-ne-aferen-e-cez-po-prish-hetimin-parlamentar/