Ora News –Ministri turk në Moskë, Lavrov: Dënojmë vrasjen, forcojmë bashkëpunimin

2017-02-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm një ditë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka udhëtuar drejt Moskës, për të marrë pjesë në takimin trelateral që ishte parashikuar më herët me dy homologët e tij, Ministrin rus, Sergei Lavrov si dhe atë Iranian, Ashraf Gani.
Gjatë vizitës, shefi i diplomacisë turke ka mbajtur një takim të veçantë me Lavrov, ku ndër të tjera kanë folur edhe për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjes e ditës së hënë. Në fjalën e mbajtur, Ministri i Jashtëm i Rusisë, shprehu edhe njëherë qëndrimin e Moskës zyrtare, duke thënë se vrasja ishte një provokim, duke shtuar se së bashku me Iranin, palët do të nisin zbatimin e një plani konkret për t?i dhënë fund konfliktit të Sirisë.
?Ditën e djeshme, presidentët tanë biseduan, por edhe ne patëm një lidhje telefonike. Dua të them se populli turk, po vajton bashkë me popullin rus sot. Gjithashtu, më lejoni të theksoj se do të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin përballë kësaj situate. Pres që të takimin trelateral me kolegun tonë Iranian të implementojmë pranin konkret që do t?i japë përfundimisht zgjidhje konfliktit të Sirisë?, u shpreh Sergei Lavrov.
Më tej, Ministri i Jashtëm i Rusisë u shpreh gjithashtu se pret që procesi i evakuimit në Alepo të mbyllet brenda dy ditëve të ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/ministri-turk-ne-moske-lavrov-denojme-vrasjen-forcojme-bashkepunimin/

Free Traffic Exchange