Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka pritur ish-Drejtuesit e Policisë ndër vite, në nderim të 90-vjetorit të krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Prononcimi për mediat pas takimit të mbajtur në zyrë dhe vizitës tek Muri i Kujtesës.
Kasëm Kaçi ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vlerësoi punën e bërë në drejtim të profesionalizimit të policisë. Sipas tij, policia shqiptare është sot më e fortë dhe më profesionale.