Dekriminalizimi prek 2 deputetë dhe Elvis Roshin

2017-02-23 3

Prokuroria e Përgjithshme pas verifikimeve të thelluara, ka konkluduar se dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar Bashkie janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit për ?Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike? ose të njohur ndryshe si Ligji i për Dekriminalizimin.

Sektori i posaçëm i ?Verifikimit të Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike? në Prokurorinë e Përgjithshme, në bazë të kërkesave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ka kryer verifikim të thelluar, në bazë të të cilit ka konkluduar se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës, funksionarët:

Dashamir Tahiri, me funksion ?Deputet?

Shkëlqim Selami, me funksion ?Deputet?

Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë

Në mënyrë të përmbledhur, Sektori i ?Dekriminalizimit? në Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar të dhënat, si vijon:

Shtetasi Dashamir Tahiri, me funksion ?Deputet? rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e ?Dekriminalizimit? të dhëna:

Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;

Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;

Subjekti Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e ?Dekriminalizimit?, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa, lidhur me procedimin për ?fallsifikim parash?, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para fallse./tvklan.al

Free Traffic Exchange