Report TV - Afera CEZ, Spaho: Rama përgjegjës për vjedhjen e mln € shqiptarëve

2017-02-23 0

Kryetari i Komisionit Hetimor për CEZ i ngritur nga PD, Edmond Spaho ka deklaruar marrëveshja e mirëkuptimit me CEZ është arritur në datën 7 Shkurt 2014 dhe jo në Qershor 2014 siç ka deponuar ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Spaho ka publikuar dy dokumente të cilat vërtetojnë se kjo marrëveshje ku CEZ i jepen 100 milion euro ka qenë e paravendosur dhe është arritur para muajit Qershor të 2014.