Ekspertë të huaj për “tërmetet” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi banorët e Zharrëzës, Marinzës, dhe Belinë të Fierit ndjenë lëkundje të fuqishme toke ku për pasojë u dëmtuan banesat, ministri i energjisë ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës. Banorët pretendojnë se lëkundjet kanë ardhur nga shpërthimet që bën kompania e naftës, Bankers Petrolium, ndaj dhe ky grup pune do të evidentojë saktë shkaqet e shpërthimit. Në përbërjen e këtij grupi, do të ketë edhe ekspert të huaj për të vlerësuar shkaqet e lëkundjeve sizmike të vazhdueshme në këtë zonë. Duke ju referuara urdhrit, grupi i punës do të monitorojë dokumentacionin dhe aktivitetin e koncesionarit që shfrytëzon këtë vendburim nafte, si dhe do të japë rekomandimet përkatëse që duhet të zbatohen. Në mënyrë të vazhdueshme, banorët në zonën e Patosit në Fier përfshihen nga lëkundje të fuqishme sizmike, duke iu shkaktuar dëme të mëdha në banesa.