Shndërrimi i Liqenit të Farkës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-23 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt, Parku i Liqenit të Farkës do të kthehet në një hapësirë tërheqëse për qytetarët e Tiranës. Nga kjo e martë, bashkia ka nisur aksionin për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, theksoi se mbjellja e pemëve do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t?i japë liqenit një dimension të ri. ?Nuk besoj se ka dhuratë më të mirë për festat e fundvitit për qytetin e Tiranës, se sa ajri i pastër, gjelbërimi dhe hapësira të lira publike. Fillojmë sot në Farkë operacionin më të madh të gjelbërimit të qytetit, ajo që më vonë do të quhet si ?Pylli Orbital?. Kemi ambicien që në 15 vitet e ardhshme të mbjellim 2 milionë pemë. Sot fillojmë me mbjelljen e 450 pemëve të para në liqenin e Farkës?.Kryebashkiaku i Tiranës ftoi te gjithë qytetarët që të kontribuojë në krijimin e pyllit duke mbjellë secili pemën e tij. Sipas Erion Veliajt, ky do të ishte investimi me i mire për brezat e ardhshëm.