Kuvendi kërkon kompensimin në kohe të të dëmtuarve

2017-02-23 1

Komisioni i Ekonomisë konfirmon se Byroja Shqiptare e Sigurimit ka probleme në zgjidhjen e çështjeve të kompensimit të dëmit dhe në trajtimin e barabartë të investitorëve. Një pjesë e mirë e kompanive duhet të paguajnë detyrimet për këtë fond në bazë të përqindjes së tregut që ato kanë, por komisioni ka gjetur shkelje në pagesën e vlerave që i takon secilës. Për këtë fakt, Komisoni i Ekonomisë i tërheq vëmendjen Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që të bëjë trajtim të barabartë mes kompanive në këtë treg.

Po ashtu, problemet janë konstatuar edhe në mënyrën se si menaxhohet Fondi i Kompensimit. Vonesat në dëmshpërblimin dhe respektimin e afateve për të paguar palët e dëmtuara janë kthyer në një fenomen. Kuvendi i kërkon Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të nisë monitorimin e Byrosë.

Disa javë më parë, emisioni investigativ Stop publikoi dy raste të qytetarëve të cilët kanë vite që nuk marrin dëmshpërblimet edhe pse kanë një vendim gjykate që detyron Byronë e sigurimit për t?i dhënë paratë. Rastet janë të vitit 2007 dhe 2011-të.

Tv Klan

Free Traffic Exchange