Report TV - Festat, Gjiknuri: Rrisim pagat për 6670 punonjës të energjitikës

2017-02-23 1

Rreth 6670 punonjës të sektorit energjetik kanë përfituar rritje të ndjeshme pagash. Lajmi i mirë u është dhënë punonjësve përmes një letre nga Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.

Ai shkruan se falë përmirësimit të ndjeshëm të treguesve financiarë të sektorit, është bërë e mundur rritja e pagave për të treja kompanitë: OSHEE, KESH dhe OST.

Përkatësisht, punonjësve të OSHEE paga u është rritur në masën 56%, atyre të OST e 12% dhe atyre të KESH me 10%. Nga rritja e pagave kanë përfituar vetëm punonjësit me rroga të ulëta, dhe jo nivelet drejtuese të kompanive.

?Më lejoni t?ju uroj festat e fundvitit dhe t?ju shpreh shpreh mirënjohje për mbështetjen që i keni dhënë përpjekjes sonë për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike?, thekson në letër Ministri Damian Gjiknuri.

Free Traffic Exchange