Report TV - Veliaj:Nis pyllëzimi,Liqeni i Farkës parku i dytë më i madh në Tiranë

2017-02-23 0

Bashkia e Tiranës ka nisur punën që të kthejë Liqenin e Farkës në parkun e dytë më të madh dhe të frekuentuar të kryeqytetit.

Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t?i japë liqenit të Farkës një dimension të ri.