TIRANE-Deputeti i qarkut të Vlorës Shkëlqim Selami është i pari ligjvënës që rrezikon mandatin nga efektet e ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim ndaj Selamit për deklarim të rremë, ndërsa këtë të martë ai ka deponuar për afro 25 minuta para hetuesve të strukturës së dekriminalizimit.
Vetë Selami e cilëson këtë hetim si një sulm politik, ndërsa sipas të dhënave të Prokurorisë ka dokumente që faktojnë se ai ka qenë i proceduar për trafik të qënieve njerëzore nga dhe ku është dënuar në Brindizi, Itali.
Këtë të martë Shkëlqim Selami, deputet në qarkun e Vlorës për afro 25 minuta ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Përgjithshme mbi statusin e personit ndaj të cilit ka nisur një procedim penal për verifikimin e të dhënave për efekt dekriminalizimi.
Burime nga seksioni i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme thanë për Report Tv se procedimi ka nisur kryesisht nga materialet e publikuara në media ndërsa kjo zyrë disponon po ashtu të dhëna shtetë në lidhje me statusin që Selami ka në raport me drejtësinë në Itali.