Report TV - Rama, Klosi, Ahmetaj për pensionet

2017-02-23 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh se rritja e pagave dhe pensioneve nuk zgjidh problemet me të cilat ndeshen qytetarët sot.

Në një takim me pensionistë në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se pavarësisht kësaj, situata nuk është më njësoj si ajo e disa viteve më parë dhe se ekonomia ka dhënë sinjale rritje. Vetëm në dy vite kemi shtuar 20% më shumë kontribute?, është kjo deklarata e Ministrit të Mirëqenies Sociale Blendi Klosi gjatë një takimi me pensionistë në Pallatin e Kongreseve.Ndërsa ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se qeveria jo vetëm tejkaloi rrezikun që pensionistët të mbeteshin pa pension por u garantua edhe ai social.

?Kryeministri i referohet asaj që ne duam të bëjmë në vazhdimësi, Shqipëria e gjeneratës tjetër që ka në fokus gjeneratën që na bëri të vinim këtu, gjeneratën tuaj. Një ditë kur ne filluam reformën e pensionit rreziku që ju të mos merrnit pension ishte real por për shkak të asaj reforme ne kemi garantuar edhe pensionin social. Ky pension është vëmendja që kjo qeveri ka për moshën e tretë. Për shkak të reformave kthyem ekonominë shqiptare në drejtimin e duhur por vitin tjetër jemi në gjendje të rrisim të gjitha pensionet?, tha Ahmetaj.

Free Traffic Exchange