Report TV - Ahmetaj:Rrezikohej skema e pensioneve

2017-02-23 0

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se qeveria jo vetëm tejkaloi rrezikun që pensionistët të mbeteshin pa pension por u garantua edhe ai social.

?Kryeministri i referohet asaj që ne duam të bëjmë në vazhdimësi, Shqipëria e gjeneratës tjetër që ka në fokus gjeneratën që na bëri të vinim këtu, gjeneratën tuaj. Një ditë kur ne filluam reformën e pensionit rreziku që ju të mos merrnit pension ishte real por për shkak të asaj reforme ne kemi garantuar edhe pensionin social. Ky pension është vëmendja që kjo qeveri ka për moshën e tretë. Për shkak të reformave kthyem ekonominë shqiptare në drejtimin e duhur por vitin tjetër jemi në gjendje të rrisim të gjitha pensionet?, tha Ahmetaj.