http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka shqiptare te plagosur apo te përfshirë ne te dy ngjarjet e renda te ndodhura mbrëmjen e se martës ne Ankara dhe Berlin, te paktën për momentin. Kjo është konfirmuar ne lidhje telefonike me emisionin e mëngjesit ?7pa5? ne Vizion Plus nga ambasadoret tane ne Turqi dhe Gjermani. Zoti Gent Gazheli madje ka sqaruar edhe keqkuptimin e ndodhur ne Ankara. Ndërsa ambasadori Artur Kuko ka theksuar se te dhënat paraprake flasin per nje mosprani te shtetasve tane, por gjithsesi eshte ende herët per te folur. Ambasadoret tane kane theksuar gatishmërinë e stafeve te tyre për t?u përgjigjur ndaj çdo problem te shtetasve ne vendet respektive.