Deputeti i Vlorës i Lëvizjes Socialiste për Integrim është thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme nga sektori i Dekriminalizimit.
Precedimi penal ndaj tij është regjistruar pas informacioneve për një dënim jashtë Shqipërisë të deputetit.
Sipas burimeve për Report Tv procedimi për Selamin është regjistruar 4 ditë më parë ndërsa ai dëshmoi rreth një orë në Prokurori mbi mosdeklarimin e një dënimi në Itali.
Pas dëshmisë deputeti është larguar nga Prokuroria duke mos pranuar të japë asnjë deklaratë për mediat.