Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një bankë e nivelit të dytë ka rënë preh e grabitësve në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës, ku dy persona të armatosur dhe të maskuar nën kërcënimin e armës grabitën paratë që ndodheshin në sportel. Autorët kanë përdorur nga rrugët dytësore për tu larguar, ndërsa janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së objekteve afër bankës.
Tiranë- Këta janë dy personat të cilët dyshohen se grabiten nën kërcënimin e armës rreth 200 mijë lekë nga një banke në zonën e 21 dhjetorit.
Sipas policisë, grabitja është studiuar më parë, pasi të dyshuarit të cilët u larguan me motor, përdoren rrugicat për t?i shpëtuar ndjekjes dhe bllokimit të rrugëve.
Sipas policisë, grabitësit të maskuar me skafandra kërcënuan rojën e sigurisë dhe u futen brenda ambienteve të bankës ku morën paratë e kasës.
Fillimisht ata tentuan hapjen e kasafortës, por në pamundësi të kësaj, morën paratë e sporteleve.
Policia gjeti dhe një pistoletë brenda ambienteve të bankës, e cila është përdorur prej tyre për të kërcënuar, ndërsa pritet ekzaminimi për shenja të mundshme gishtërinjsh.
Sipas uniformave blu, arma i ra njërit prej të dyshuarve në momentet që ata largoheshin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/a-jane-keto-grabitesit-e-filialit-te-bankes-tek-21-dhjetori/