Report TV - Festat e fundvitit, policia kalon në shërbim të përforcuar

2017-02-23 0

TIRANE-Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, si dhe të krijimit të lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, gjatë festave të fundvitit 2016 dhe Vitit të Ri 2017. Në gatishmëri do të kalojnë edhe strukturat e Forcave Lëvizëse Operacionale si; Reparti RENEA dhe Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato, tha në një prononcim për median se masat e marra për t'u zbatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit synojnë rritjen e sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.