“Shqiptarët paguajnë shumë për energjinë elektrike” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë se vendet e Bashkimit Europian, një fakt ky i cili nuk është i bazuar në gjendjen ekonomiko-sociale të vendit. Ky është qëndrimi i drejtorit ekzekutiv të sekretariatit të energjisë Janec Kopac, i cili raportoi në komisionin e veprimtarive prodhuese. Si pasojë e kostove të mëdha që ka sektori nga e informaliteti, humbjet apo menaxhimi, sot qytetarët paguajnë tarifa energjie që nuk i takojnë.?Çmimet per konsumatorët familjare jane te larta, me te larta se ne Kosove dhe Serbi. Po ta krahasojmë me tarifat ne vendet e Bashkimit Europian, ato janë shume te larta. Ne mendojnë se energjia është nje produkt si gazi, dhe çmimet nuk jane sipas standardit te jetesës. Duhet te aplikohen tarifa ndërkombëtare. Por per zhvillimin e qëndrueshëm te sektorit është e rëndësishme qe çmimet te reflektojnë kostot. Sepse dikush duhet te paguaj per këto kosto. Zakonisht ata qe paguajnë jane konsumatorët ose tatimpaguesit. Aplikimi i çmimeve me te ulta ne mënyre artificiale nënkupton subvencionim, per ne subvencionim do te thotë pagese vetëm per ata qe janë ne nevoje?.Por çfarë përfshihet në kostot e energjisë mbi të cilat janë përcaktuar tarifat që pagunë sot shqiptarët??Çmimet duhet te reflektojnë kostot, te pasur apo te varfër kostot duhen paguar. Ne Shqipëri është ulur numri i konsumatorëve qe nuk paguanin energjinë, por serish ky fenomen ekziston. Dhe kur flas per reflektim te kostove kam parasysh edhe ketë fakt, qe qytetari i rregullt shqiptar, paguan dy here. Se pari per veten dhe se dyti për ate qe refuzon te paguaje energjinë.?Nga viti 2015 shqiptarët paguajnë një çmim mesatar energjie prej 9.5 lekësh për kilovat, pa TVSH. Kjo tarifë u mor dy vite më parë, teksa sistemi i energjisë ishte në kolaps financiar, ndaj dhe rritja e tarifave ishte një shpëtim i krizës financiare.

Free Traffic Exchange