Padia e dytë për Ilir Beqajn - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te dytën here Partia Demokratike ka shkuar ne dyer te Prokurorisë se Përgjithshme per te paditur ministrin e shendetesise Ilir Beqaj. Deputetet demokrate Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi kane depozituar pranë organit te akuzës kallëzim penal ndaj ministrit Beqaj, pasi sipas opozitës, Beqaj ka ndërhyre ne nje tender per barnat, duke ndryshuar kriteret për të favorizuar mikun dhe klientin e tij ?Delta Farma?. Sipas opozitës ne kete rast demi nuk është thjesht financiar, por duke cenuar sigurinë e barnave është vene ne rrezik edhe shëndeti i qytetareve. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësie e kontaktuar nga Vizion Plus, ka preferuar te mos beje komente, duke thëne se tashme fjalën e ka drejtësia.

Free Traffic Exchange