Ora News –Debate në Komisionin e Jashtëm për Balilin e vettingun

2017-02-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendës ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ishte e ftuar në Komisionin e Jashtëm për të folur mbi bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Greqi, por nuk i shpëtoi pyetjes së deputetit demokrat Aldo Bumci, për çeshtjen e Klement Balilit.
Aldo Bumçi: Rezulton që urdhri ndërkombëtar i ndalimit ka qenë në fuqi që nga 17 maji 2016. Pra që nga 17 maji policia e shtetit duhet të kishte vepruar në bazë të këtij urdhri por nuk e ka bërë. Pse nuk ndalohet ky person?
Gjebrea tha se ministri Tahiri është shprehur për këtë çështje dhe policia po punon për kapjen e tij. Ndërkohë zëvendës ministri I Drejtësisë, Arben Isaraj theksoi se ligji në Shqipëri e përcakton qartë se kush të arreston dhe këtë nuk e bën qeveria.
Elona Gjebrea: Ministri i Brendshëm ka qenë shumë i qartë në deklaratat e tij në lidhje me arrestimin e Klement Balilit, ashtu si dhe policia e shtetit është e vendosur për të kryer detyrën dhe respektuar të gjitha veprimet proceduriale.
Arben Isaraj: Nuk e kuptoj pse i kërkohet qeverisë arrestimi , në një kohë kur Kushtetuta e përcakton qartë.
Më tej diskutimi kaloi tek vettingu ku debati mes deputetit Bumci dhe kryetares së komisionit, Arta Dade, u ashpërsua.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debate-ne-komisionin-e-jashtem-per-balilin-e-vettingun/