“Duam shpërblim ose protesta” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mësuesit e arsimit parauniversitar kercenojne me protesta dhe bojkot te mësimit. Te përfaqësuar nga dy sindikatat ata kërkojnë shpërblimin prej 10 mije lekësh te rinj, detyrim ligjor qe sipas tyre rrjedh nga Kodi i Punës. Per ketë çështje dhe disa te tjera, krerët e sindikatave te arsimit kane zhvilluar nje takim mbi dy ore me ministren Lindita Nikolla. Kërkesa e shpërblimit ende nuk është zgjidhur ndaj sindikalistet nuk tërhiqen nga format e protestës. Ndërkohe është rene dakord qe te paguhen orët shtese te mësuesve apo ato gjate angazhimit ne procesin e Maturës Shtetërore. Sipas sindikalisteve qe mbulojnë 80% te arsimtareve ne vend, shume drejtori arsimore nuk i kane shlyer ende mesuesit. Po ashtu është zgjidhur edhe çështja e pagesës se transportit te mësuesve, ku u ra dakord per hartimin e nje vendimi te ri referuar propozimit te sindikatave qe llogaritja e pagesës te behet nga vendi i banimit, deri ne institucionin ku jep mësim.