Akuzat që Partia Demokratike artikulon prej disa ditësh në drejtim të ministrit Beqaj i ka përkthyer në veprime, duke iu drejtuar Prokurorisë së i Përgjithshme me një kallëzim penal për ministrin e Shëndetësisë.
Kallëzimi u dorëzua nga deputetet Jorida Tabaku e Albana Vokshi ndërsa dosja ka të bëjë me ndërhyrjet në tenderin e barnave.
Sipas Jorida Tabakut, veprimi i ministrit Beqaj përveç dëmit që i shkaktohet qytetarëve ka një faturë financiare prej rreth 1 miliard lekë.
Ndërkaq Vokshi i kërkon prokurorisë edhe për të dhënat që vijnë pasi sipas saj, nga ky veprim mund të ketë patur edhe viktima në jetë të qytetarëve.
Kjo nuk është dosja e parë që demokratët depozitojnë në prokuroi për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.