Report TV - Ekskluzive: Ja autori që i dogji makinën Flori Mumajesit

2017-02-23 2

TIRANË-Kjo video e siguruar nga Shqiptarja.com e Report Tv është dëshmia e vetme për Policinë mbi ngjarjen në një parking të Tiranës ku u dogjën 3 makina, mes tyre një automjet i shtrenjtë i këngëtarit Flori Mumajesi.

Autori është ende në arrati dhe blutë e Tiranës nuk kanë ende një emër konkret, por pamjet në video do të ndihmojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së mbrëmjes së të dielës, 18 Dhjetor, ku një zjarr i qëllimshëm dogji 3 automjete në një parking privat ku si pasojë një person u dërgua në spital i asfiksuar.

Siç duket dhe në pamje, në orën 22 e 15 minuta shfaqet një person në hyrje të parkingut privat. Me xhup, me kapuç dhe me një çantë në dorë ku supozohet se aty ndodhet një bidon me naftë, personi që dallohet se në moshë të re, i është drejtuar hyrjes së parkingut. Keto jane sekondat deshmi per Policine mbi te cilat po hetohet.

Më pas, ajo çfare ndodhi në brendësi të parkingut nuk është në video. Autori, ka thyer xhamin e makinës së këngëtarit Mumajesi dhe ka hedhur në të lëndën djegëse të cilën e ka ndezur më pas me çakmak.