Në përurimin e ambjenteve të reja të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma e ndërmarrë nga qeveria e tij për zgjidhjen e këtij problemi e ka shkëputur çështjen e pronave nga problemet e së shkuarës.