http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqyrtimi i marrëveshjes mes qeverise shqiptare dhe asaj amerikane për asistencën ne luftën kundër trafikut te lendeve narkotike, u shfrytëzua nga opozita për te sulmuar qeverinë mbi çështjen Balili. Aldo Bumçi risolli dekoratën e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili shprehu shqetësimin per mosarrestimim e Klement Balilit. Zv/ministri i Drejtësisë i kujtoi Bumçit se nuk është qeveria ajo qe kryen arrestimet, përveç atyre në flagrancë. Ndërkohe qe deputetet Dade dhe Leskaj, vunë theksin tek domosdoshmëria e reformës ne drejtësi. Pas debateve, komisioni miratoi marrëveshjen dypalëshe, sipas te cilës qeveria amerikane do ndihmojë financiarisht vendin tonë, në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.