Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e çerdhes Nr. 54 në e cila ndodhej prej vitesh në një gjendje tejet të amortizuar. Çerdhja, në të cilën janë regjistruar 88 fëmijë, u përurua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se nisma ?Adopto një çerdhe? ishte një nga projektet më të suksesshme të bashkisë në vitin e parë të punës.
?Jam shumë entuziast që sot përurojmë një nga çerdhet më të mira në Tiranë, por ndoshta edhe në rajon. Këtu është investuar me cilësi, duke filluar nga dieta e ushqimit të fëmijëve te higjiena, kuzhina, ngrohja. Ky projekt është ndoshta një nga historitë më të suksesshme të vitit tonë të parë në detyrë?, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se vëmendje e veçantë i është kushtuar jo vetëm përmirësimit të infrastrukturës, por në të njëjtën kohë edhe rritjes së cilësisë së shërbimit.