Manjani sqaron amnistinë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka mbrojtur draftin e amnistisë para deputeteve te Komisionit te Ligjeve; ligj i cili parashikon lirimin nga burgjet te 670 personave. Manjani ka sqaruar kategoritë qe përfitojnë, duke theksuar se shkak per amnistinë nuk është mbipopullimi ne burgje. Per shkak te mungesës se opozitës, kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj propozoi shtyrjen e miratimit te ligjit ne mënyre qe edhe deputetet e PD te ishin pjese e diskutimeve. Pak dite me pare sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, i cili është edhe anëtar i Komisionit te Ligjeve doli para mediave për t?i bere thirrje deputeteve qe te mos e votojnë kete amnisti, pasi fale saj nuk dënohet deputeti Armando Prenga e falen kultivuesit e drogës. Por ne momentin qe ligji i amnistisë erdhi per diskutim ne komision vete Ristani dhe deputetet e tjerë te PD munguan ne mbledhje, duke e lëne betejën e opozitës vetëm ne foltoren e Partisë Demokratike.

Free Traffic Exchange