TIRANË-Komisioni Hetimor për pajisjen e përgjimit ?Imsi Catcher? kanë thirrur sot në cilësinë e dëshmitarit Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani si dhe ish-Drejtorin e Burgjeve, z Artur Zoto. Noka: Keni dijeni për 'Imsi Catcher' dhe për punonjësin Eltjon Xhelilaj?
Zoto: Ka një hetim për këtë cështje
Noka: Mos na tregoni hetimin tani
Zoto: Sipas Kodit Penal, nëse një cështje është në hetim, nuk mund të shprehem
Dogjani: A keni pasur komunikim me ministrin e Brendshëm në mënyrë shoqërore për të futur brenda një pajisje të tillë? Po Gëzim Gjonin e ke marrë në telefon në mesantë?
Zoto: Asnjë komunikim për këtë cështje, Hapni dhe tabulatet me ministrin apo ndokën tjetër. Jo as më Gjonin nuk kam komunikuar.
Dogjani: Punonjesi Gëzim Gjoni të thirret si dëshmitar.