IRANE-"Reforma në drejtësi i jep zgjidhje edhe problemit të vazhdueshëm të pronës". Është kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama sot në një takim të zhvilluar me Agjencinë e Trajtimit të pronës ku u inaguruan ambientet e reja.
Sipas Ramës zgjidhja ka marrë bekimin nga Komisioni i Venecias, por është Gjykata Kushtetuese ajo që po mban peng zgjidhjen e këtij problemi madhor.
?Reforma që ne morëm përsipër është një nga më të vështirat dhe një nga reformat që në pamje të parë nuk jep një zgjidhje mjaftueshmërisht të drejtë sepse nuk ekziston një zgjidhje ideale. E vërteta është që ligji që fut në procesin e zbatimit reformën tonë të pronës jep një zgjidhje përfundimtare për të gjithë. Një zgjidhje që ka marrë bekimin Komisionit të Venecias por që ende duhet të marrë edhe vulën e Kushtetueses që me një vendim të hatashëm e cenoi vendimin e Komisionit të Vencias. Me zbardhjen e vendimit kemi shpresë që nuk do krijohen pasiguri të reja?, u shpreh Rama.