Report TV - Maskat grabisin me armë një bankë pranë "21 Dhjetorit"

2017-02-23 1

TIRANË-Dy persona të maskuar kanë grabitur me armë një bankë të nivelit të dytë në afërsi të "21 Dhjetorit", në kryeqytet. Grabitja ka ndodhur në orën 08:25 në momentet sapo ishte hapur filiali i bankës.

Sipas informacioneve dy personat me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, pasi kanë neutralizuar sigurimin e bankës, kanë vazhduar drejt kasës ku mendohet se kanë grabitur një shumë rreth 200 mijë lekë.

Në momentin e parë që grabitësit kanë hyrë në bankë kanë goditur dy punonjësit e sigurisë të cilët kanë marrë disa lëndime. Punonjësit nuk kanë rezistuar, por vetëm njëri prej tyre ka shtypur alarmin e sigurisë.

Grabitësit kanë tentuar hapjen me forcë të kasafortës, por duke e qenë e pamundur janë mjaftuar me një shumë të vogël që ndodhej në kasë.

Free Traffic Exchange