Report TV - Furnizohen me barna 90 qendra shëndetësore në zonat malore

2017-02-23 5

Të gjitha qendra shëndetësore në zonat malore që gjatë sezonit të dimrit bllokohen për shkak të reshjeve të dëborës janë furnizuar me barna dhe pajisje mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar rreth 90 qendra shëndetësore në këto zona për të përballur 3 muajt e ardhshëm të stinës së ftohtë.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pa nga afër shpërndarjen e barnave në tre qendra shëndetësore në Tropojë, Fierzë e Burjan. Beqaj u shpreh se banorët do të kenë të gjitha barnat e nevojshme gjatë muajve të dimrit

Edhe mjekët thanëse qendrat shëndetësore tashmë i kanë të gjitha pajisjet dhe barnat

Furnizimi i qendra shëndetësore me pajisje mjekësore bën të mundur që asnjë qytetarë të mos ngelet pa barna gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Free Traffic Exchange