Ora News - Përplasjet PS-LSI, Krasniqi: Të zgjidhen me komunikim zyrtar

2017-02-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Debatet e hapura së fundmi mes PS dhe LSI politologu Afrim Krasniqi i quan të panevojshme. I ftuar në Ora News Krasniqi tha se palët politike mund ta zgjidhin çështjen e reformës zgjedhore përmes komunikimeve zyrtare dhe jo deklaratave nga selitë.
Krasniqi: Ky lloj komunikimi verbal përmes mediave mes dy aleatëve kryesor të qevrisjes është tipike për një vend ku palët nuk kanë sens përgjegjësie. Si rregull duhet që një koalicion qeverisës, kur ka një vendimmarrje politike siç është reforma zgjedhore të mblidhet dhe të japë një vendim që ka të bëjë më shumë se me ta, ka të bëjë me qytetarët. Ata nuk janë mbledhur asnjëherë dhe nuk kanë pasur asnjë propozim mbi tavolinë me të cilën ti shfaqeshin publikut. Nga ana tjetër mazhoranca i është drejtuar opozitës, duke thënë që presim opozitën. Në fakt ka pasur një vit opozitën në krah dhe nuk kanë arritur të prodhojnë gjë çfarë do të thotë që edhe në këtë rast janë më shumë të prirur për të krijuar një konflikt me opozitën sesa për të zgjidhur një problematike dhe nëse i lidhim replikat e sotme të PS dhe LSi me atë çfarë ndodhi dy ditët e fundit midis PD dhe LSI duke se palët më shumë sesa tek cështja zgjedhore po kaluklojnë matjet e tyre në lidhje me koalicionet e ardhmshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-zgjedhore-krasniqi-lsi-te-paraqese-shqetesimin-ne-menyre-zyrtare/