Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëherësh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka propozuar shpalljen e një vendi vakant në Gjykatën e Krimeve të Rënda, jashtë kompetencave të reja të KLD, parashikuar në ligjin e ri për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e gjyqtarëve, KLD mund të emërojë vetëm magjistratë në gjykatat e shkallës së parë, por kreu i shtetit, në mbledhjen e Këshillit të 9 Dhjetorit, ka tentuar të vijojë emërimet si më parë.
?Pika e fundit e rendit të ditës është shpallja e vendeve vakante sipas propozimit të ardhur nga Ministria e Drejtësisë. 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. 1 (një) vend vakant për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje?, ka theksuar Nishani.