Po shtrenjtohet Leku - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky fundviti duket se po shënon edhe fundin e normave te ulëta te interesit te lekut. Kostoja e parëse ka nisur te shtrenjtohet, një fakt ky, i cili konstatohet ne ankandet e fundit te Bankës se Shqipërisë për letrat me vlere. Kjo do te thotë se normat e depozitave ne leke, kane arritur deri ne 3 %. Ekspertet vlerësojnë se kjo nuk eshte nje rritje e përkohshme. Paralelisht me këtë fakt, nje tendence e lehte rritje është konstatuar edhe tek kreditë me afro 1%. Ekspertet vlerësojnë se nje nga shkaqet e kësaj situate është ulja e investimeve te bankave te nivelit te dyte ne bono thesari, çka ka sjelle edhe një rritje te interesave. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë është shprehur se nuk pritet te ketë ndonjë ndryshim te normës se interesit te lekut, deri para zgjedhjeve te 2017, duke i konsideruar ndryshimet një korrektim te vete tregut.

Free Traffic Exchange