“Lirimi i Berishës i pajustifikuar” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Durrësit nuk humbet kohë dhe dorëzon rekursin kundër lirimit te Lulzim Berishës nga Gjykata e Apelit te Durrësit. Këtë të premte kërkesa e organit te akuzës i është nisur Gjykatës se Larte. Prokuroria kërkon rikthimin në burg të ish kreut te bandës se Durrësit, ndërsa e cilëson të pajustifikuar uljen e dënimit, pasi nuk legjitimohet vendimi i lirimit me kusht për shkak të natyrës së veprave të rënda penale. Një tjetër argument qe përdoret per te kundërshtuar lirimin e Berishës nga Gjykata e Apelit është mos llogaritja e sakte e kohës se burgimit. Ish-kreu i ?Bandës së Durrësit? u lirua me vendim të Gjykatës së Apelit më 5 dhjetor, duke i zbritur nga dënimi 5 vite burg. Sipas këtij vendimi, Lulzim Berisha duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, e të mos kryejë vepra penale. Në vitin 2014, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi dënimin me burg përjetë dhënë ndaj Lulëzim Berishës duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg. Lulzim Berisha akuzohej si kreu i ?Bandës së Durrësit? një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh.

Free Traffic Exchange