Ora News - Braçe sqaron se pse u rrit me 13 lekë për litër çmimi i gazit

2017-02-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe i ftuar në studion e Ora News, thekoi se fal realizimit të planit të të ardhurave, u bë i mundur shpërblimit për pensionistët, familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar.
Gjatë intervistës, ai sqaroi se pse është rritur çmimi i gazit.
Intervista:
Braçe: Për pensionistët nuk është asnjëherë mjaft, por që për pensionistët nuk është asnjëherë mjaft, por është shuma më e madhe e ndarë nga buxheti i shtetit që kurse qeveria e Fatos Nanos të shpërblejë për vitin e ri rreth vitit 2003-2004. Jo vetëm i kujtuam pensionistët, por i kemi shpërblyer me një shumë para për t?u garantuar një darkë të këndshme për vitin e ri.
Plani i realizimit të të ardhurave ka ecur mirë dhe natyrisht ka bërë të mundur që një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave të shkojnë drejtpërdrejt edhe për atë që sot u konsiderua si paketa e solidaritetit. Janë para që shkojnë jo vetëm për pensionistët, por edhe për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në nevojë.
-Çfarë mund të themi për 20 mijë lekë të vjetra për familjet në nevojë?
Braçe: Ka edhe një shumë për familjet me ndihmë ekonomike, vlera e ndihmës ekonomike është rritur me mbi 50 për qind. Vlera që do të marrin pensionistët është pothuajse edhe një herë më shumë se vlera që ata do të marrin gjatë vitit të ardhshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperblimet-e-vitit-te-ri-brace-kemi-perjashtuar-klasen-politike/

Free Traffic Exchange