Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu fajësoi policinë dhe sistemin e drejtësisë për mungesën e arrestimin të Kelmend Balilit.
Donald Lu u shpreh se Kelmend Balili ka mbështetje të fortë, pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që edhe pse ka një urdhër arresti, ai është akoma i lirë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij në Greqi janë arrestuar para 7 muajsh.
Sipas Lu, nëse Shqipëria nuk mund ta kapë Balilin, si mund të kapë peshqit e tjerë të mëdhenj, kush do të besonte se është një vend serioz.
"Si mund ta shpjegojmë që trafikanti që Kelmend Balili, sipas medias ka shmangur 200 policë që kanë qenë në ndjeke të tij.
Sipas vëllait ai ecën i qetë në rrugët e Tiranës.