Gjermani, pak "shije siriane" në tregun e Krishtlindjes - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-02-22 2

Refugjatët sirianë kanë nisur të integrohen mirë në shoqërinë dhe traditën gjermane. Përkrah verës së ngrohtë me fruta dhe salçiçeve, në tregun e Krishtlindjes të qytetit të vogël bavarez Schillingsfuerst gjen edhe artikuj shumë më ekzotikë, si qoftet krokante me qiqra dhe ?kibbeh?-të me bollgur e mish të shërbyera prej një familjeje siriane të shpërngulur për shkak të luftës.