http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e shpërndarjes së energjisë ka bëre gati propozimet konkrete, për firmat që dëmtojnë kabllot. Në jo pak raste, punimet e tyre kanë lënë pa energji për orë të tëra qytetarët. Administratori i kompanisë u shpreh i ashpër në qëndrimin e tij, kur tha se propozimi është që firmat nuk do të lejohen të marrin pjesë në tenderat publik, në rast se kanë kryer dëmtime të tilla. Gjatë analizës vjetore 2016, Çela tha se edhe ne 2017 do të vijojë të ketë skema lehtësuese për abonentët që kanë detyrime të prapambetura, si dhe janë pagues të rregullt të energjisë. Dy treguesit kryesor të kompanisë siç janë arkëtimet dhe humbjet, kanë pësuar një përmirësim të ndjeshëm gjatë këtij viti.