Report TV - Ja dokumenti: Berisha të merret me forcë në komisionin hetimor

2017-02-22 0

TIRANE- Për herë të parë një politikan i rangut të lartë në Shqipëri, detyrohet të thirret me forcë për të dëshmuar përpara Kuvendit. Sali Berisha do merrej forcërisht nga Policia sot, për të dëshmuar në mbledhjen e komisionit hetimor për privatizimin e "CEZ", nëse do refuzonte t'i përgjigjej kërkesës së kryetarit të komisionit, Taulant Balla.

Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht fletëthirrjen e Policisë së Tiranës për ta shoqëruar me forcë Berishën.

Kjo është herë e parë që një zyrtar i lartë shtetëror, i rangut të Sali Berishës, ish-kryeministër për 2 mandate dhe ish-president i Republikës, detyrohet të merret forcësisht për të dëshmuar në një komision të Kuvendit. Kjo pasi ai refuzoi të dëshmonte në mbledhjen e komisionit në datën 9 dhjetor.