Report TV - PD kundër Venecia-s, kërkesë Kushtetueses:Rrëzo Vettingu-n!

2017-02-22 0

TIRANE-Edhe pse Komisioni i Venecias iu përgjigj pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese duke vlerësuar se ligji për Vetting-un është në rregull, selia blu i kërkoi sot Gykatës Kushtetuese që të vijojë të shqyrtojë ligjin sipas kërkesave të PD-së, ku kërkesa bazë është, rrëzimi i Ligjit.

"Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të vettingut, sipas të gjithë cështjeve të ngritura në kërkesën e Partisë Demokratike. Komisioni i Venecias shprehet qartë në paragrafin 15, se nuk merr përsipër të analizojë përputhshmërinë ligjit me Kushtetuten dhe legjislacionin e brendshëm. Kjo detyrë i takon vetëm Gjykatës Kushtetutese, e cila duhet të garantojë që ligji i vettingut të jetë në përputhje me Kushtetutën".