11 mijë persona janë drejtuar gjatë një jave tek mjeku me simptoma të ndryshme virale, e disa prej tyre kanë rezultuar të prekur nga gripi. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë konstatuar qarkullim të gripit A.
Edhe pse ende në shifra të ulëta, ekspertët thonë se kurba e të prekurve po vjen drejt rritjes, ndaj kërkojnë të behët kujdes.
Me të prekurit duket se janë fëmijët. Veten në 24 orë në urgjencën pediatrie, janë regjistruar afro 300 fëmijë me probleme te rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes.
Në poliklinika, mjeket pediatër thonë se mesatarisht gjatë një ditë kërkojnë ndihme mjekësore rreth 50 fëmijë./ TV KLAN