http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga nesër do te nise pune kompania Eco Tirana, çka do te thotë se zona brenda unazës do te jete me e pastër. Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj beri nje vizite ne ambientet e punës te kësaj kompanie. Por qe puna e kompanisë Eco Tirana te ketë sukses, duhet edhe bashkëpunim i qytetareve, per te bere ndarjen e mbetjeve ne burim. Ndaj dhe Veliaj kërkoi mbështetjen e banoreve. Veliaj bëri të ditur se kompania do të ketë në terren edhe njësi të lëvizshme që do të kontrollojnë të gjitha rrugët brenda zonës, ku ajo do të shtrijë veprimtarinë.