Report TV - 'Duaje tokën mbroje të ardhmen' Arti i kuzhinës 'slow food' në Lezhë

2017-02-22 1

Duaje tokën mbroje të ardhmen" kjo ka qenë tema aktivitetit të organizuar në Fishtë të Lezhës nga aleanca e kuzhinierëve slow food, të cilët kanë për qëllim mbrojtjen e biodiversiteti.

Kuzhinieret e njohur Altin Prenga, Sokol Prenga dhe Armond Kikini u bënë bashkë duke gatuar produkte të zonës, ndërsa për të përcjellë mesazhin sa e rëndësishme është toka ishin fëmijët të cilët për një ditë provuan që të bëhen fermer.

Ata preken nga afër gjithçka ka natyra, duke bërë punë të ndryshme në bujqësi që nga mbledhja, korrja dhe mjelja e kafshëve në fermën e mrizit.