Ora News –Korçë, pezullohet polici kufitar, dhunoi qytetarin jashtë orarit të punës

2017-02-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një punonjës i policisë është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet për plagosje të lehtë të një shtetasi.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë Inspektor Gjergji Gjorgji, me detyrë Ndihmës specialist kontrollor në SPKM Pustec.
Ndaj tij, zyra e SHÇBA së Korçës kishte marrë një kallëzim nga shtetasi I.T. për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike.
?Nga veprimet e para hetimore është konkluduar se ka patur një konflikt fizik mes punonjësit të Policisë dhe kallëzuesit, por në momentin e konfliktit punonjësi i policisë nuk ka qenë në detyrë apo shërbim? thuhet në njoftimin e policisë.
Konflikti fizik dyshohet se është provokuar nga motive të dobëta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pezullohet-polici-kufitar-dhunoi-qytetarin-jashte-orarit-te-punes/